Informacine nga La Liga: Ylli i Barcelonës tek Inter!

Një mundësi e artë është shfaqur për skuadrën e Interit sa i përket merkatos së kësaj vere.

E përditshmja spanjolle Sport, raporton që tek Barcelona po përgatiten një sërë largimesh këtë verë dhe pikërisht Neroazzurët mund të përfitojnë nga një eksod katalanas.

E ardhmja e Miralem Pjanic pritet që të jetë përsëri në Serie A pas një sezoni të dështuar tek Barcelona.

Boshnjaku tashmë po mendon për një transferim në San Siro ku njëfarë mënyre mund të hakmerret nga Biankonerëve që e lejuan largimin e tij në këmbim të Arthur Melos.

Ish Juventini tashmë është duke pritur vetëm një thirrje nga Milano dhe gjithçka pritet të finalizohet me sukses javëve të ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here