Andrea Pirlo është duke kaluar ndeshjet e fundit me skuadrën e Juventusit dhe një gjë e tillë nuk duket shumë e vështirë për tu kuptuar.
Zonja e Vjetër tani ka filluar lëvizjet e para për të gjetur zëvëndësuesin për të dhe duket se kanë gjetur emrin e duhur për stolin e tyre.
Hansi Flick ka konfirmuar largimin nga Bayern Munich këtë verë dhe Biankonerët po kërkojnë ta sjellin atë në Torino për shkak se ai akoma nuk ka zgjedhur skuadrën e tij të ardhshme.
Bild konfirmoi interesimin e Zonjës së Vjetër dhe nga ana tjetër edhe trajneri gjerman ka pohuar që do të punojë edhe jashtë Gjermanisë.