Juventus: Sulmuesi i ri gati, Ronaldo vendimtar në marrëveshje!

Sulmi është reparti që po preokupton më së shumti drejtuesit e skuadrës së Juventusit pasi një emër i denjë po kërkohet të zëvëndësojë Alvaro Moratan.

Agnelli ja ka mësyer sulmuesit të Lyon, Memphis Depay i cili ishte pranë transferimit tek Barcelona por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar.

Juventus edhe njëherë po varet nga Cristiano Ronaldo i cili mund të luajë një rol kyç për të bindur holandezin të zgjedhë Biankonerët para Barcelonës.

Edhe tek Barcelona gjithçka varej nga Koeman i cili e ka rrezikuar seriozisht pozitën e tij pasi katalanasit janë pranë për të dështuar në triumfin në La Liga.

Kjo gjë i ka bërë juventinët të shpresojnë shumë pasi janë edhe në një gjendje më të mirë ekonomike sesa blaugranat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here