Gjigantët e Ligue 1 janë të gatshëm të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e yllit të Liverpoolit.
Paris Saint Germain tashmë e ka shndërruar në plan B Mohamed Salah në rast se Kylian Mbappe këtë verë vendosë të largohet nga skuadra franceze, raporton ESPN.
Gjigantët francezë duan që të sigurohen që nuk do mbesin keq në pozitën e sulmit për sezonin e ardhshëm dhe tashmë sulmi për yllin e Anfield duket se vetëm sa ka filluar.