Futbollisti i kombëtares turke, Hakan Calhanoglu ka një kontratë me Milanin që i skadon në qershor dhe deri më tani nuk ka pasur bisedime për rinovimin.
Siç raportojnë mediat italiane, mesfushori është shumë pranë transferimin tek Zonja e Vjetër për shkak se thuhet që ai ka pranuar kushtet e Zonjës së Vjetër.
Juventus 27 vjeçarit i ka ofruar një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, shumë të cilën Milan nuk ishte e gatshme tja ofronte.
Tashmë Rossonerët po mendojnë për të sjellë në San Siro, Henrikh Mkhitaryan nga Roma i cili do të jetë zëvëndësues i turkut.
Ai tashmë ka vendosur të largohet nga Roma për shkak se në krye të kësaj skuadre do të vijë Jose Mourinho.