Barca e gatshme të dëgjojë ofertat për Griezmann!

Katalanasit po përgatiten për një operacion të madh të largimeve të futbollistëve këtë verë.

Njëri nga këta emra është Antoine Griezmann i cili edhe përkundër formës së mirë që ka shfaqur këtë sezon duket se nuk ka bindur drejtuesit për ta mbajtur atë në skuadër edhe për një sezon tjetër.

Matteo Moretto ka deklaruar që katalanasit janë të gatshëm për ta shitur francezin nëse vjen oferta e duhur.

Gjigantët e La Ligas po kërkojnë që të rrisin fondet për merkaton verore dhe fituesi i Kupës së Botës është një ‘bizhuteri me vlerë’ për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here