Mourinho po krijon Romën e Re: Publikohen emrat e parë që do vijnë në Olimpico!

Mourinho po vazhdon ta studiojë Romën dhe është duke përpiluar një listë me emra të cilët synojë ti transferojë gjatë kësaj vere.

The Special One bisedoi me Friedin në Londër ku u diskutua për merkaton verore dhe ndërhyrjet që janë të nevojshme për Giallorossët.

Për portën është përmendur emri i Gianluigi Buffon i cili do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Emri tjetër është ai i Nuno Tavares i Benficas që mund të vijë për një shifër relativisht të ulët prej 5 milionë eurosh.

Në mesfushë një përforcim do të jetë nga Holanda, ku bëhet fjalë për futbollistin e AZ Alkmaar, Teun Koopmeiners dhe për transferimin e tij nevojiten 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here