Ylli i Newcastle United, Allan Saint-Maximin duket se po kalon javët e fundit në ishullin britanik pasi një skuadër e madhe italiane po përgatitet për transferimin e tij.
Bëhet fjalë për skuadrën e Romës, e cila me urdhër të Jose Mourinhos po kërkon me ngulm transferimin e 24 vjeçarit.
Portugezi po kërkon blerjen e tij, tentativë kjo që nuk do të jetë e para pasi edhe më herët Giallorosët ishin të interesuar për të.
Corriere dello Sera raporton që francezi është njëri prej emrave më të kërkuar nga Mourinho dhe është një prioritet i rëndësishëm për skuadrën nga kryeqyteti i Italisë.