Barcelona e nxjerr në shitje: Lenglet te gjiganti italian për 10 milionë euro

Goditje surprizë, Clement Lenglet në Serie A.

Clement Lenglet sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, pas paraqitjeve të dobëta.

Gabimet e francezit i kanë kushtuar shumë pikë Barcelonës këtë sezon dhe drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.

Sipas raportimeve të fundit, interesim për Lenglet ka shfaqur Milani dhe Rosonerët madje kanë përgatitur ofertën për qendërmbrojtësin francez.

Milan është i gatshëm të ofrojë 10 milionë euro, ndërsa Barcelona e vlerëson francezin 20 milionë euro.

Duke pasur parasysh situatën ekonomike të Barcelonës, Blaugranët besohet se do ta pranojnë ofertën e Rosonerëve.

Milan është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Lenglet është emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Maldinit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here