Davide Zappacosta po vazhdon që të rrëmbejë vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha italiane.
Ai aktualisht është pjesë e skuadrës së Genoas mirëpo kartoni i tij zotërohet nga Chelsea e cila mund ta shesë atë gjatë kësaj vere.
Kampionët e Interit kanë hyrë në garë për të pasi vetë trajneri Antonio Conte ka deklaruar që ai do ishte një përforcim i shkëlqyer për sezonin e ardhshëm.
Neroazzurët nuk priten të shpenzojnë një shumë të madhe për një emër që nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Chelseas, Thomas Tuchel.