D’Ambrosio tek gjiganti i Serie A, Milan dështon në këtë ‘mision’!

Vëmendja e skuadrës së Milanit dhe disa skuadrave të tjera ishte vendosur tek futbollisti i skuadrës së Interit, Danilo D’Ambrosio i cili pritet të lërë Neroazzurët këtë verë.

Mirëpo Rossonerët duket se ja kanë huqur keq sa i përket kësaj gare për shkak se mbrojtësi i Neroazzurëve pritet të ketë një tjetër destinacion këtë verë.

Bëhet fjalë për skuadrën e Lazios ku Claudio Lotito është duke punuar fuqishëm për ta finalizuar këtë marrëveshje në javët e ardhshme.

Pritet një marrëveshje Low-cost për skuadrën nga kryeqyteti italian e cila në këtë mënyrë do të sigurojë një emër shumë të rëndësishëm për skemën e saj 3-5-2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here