Milan transferon yllin e La Ligas për 25 milionë euro

Rosonerët kanë gjetur pasuesin e Calhanoglut në Spanjë.

Hakan Calhanoglu sipas gjitha gjasave do të largohet nga Milani gjatë verës nga Milani.

Mesfushori turk është në muajin e fundit të kontratës dhe ka vendosur të largohet si futbollist i lirë.

Gjithsesi Maldini dhe Massara nuk po qëndrojnë duarkryq dhe kanë gjetur tanimë zëvendësuesin e tij.

Fjala është për francezin Nabil Fekir i cili po kalon një sezon fantastik në La Liga me Real Betisin.

27-vjeçari ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë këtë edicion në 32 ndeshje të La Ligas.

Trajneri Stefano Pioli e pëlqen shumë francezin dhe te Milani e shohin si zëvendësuesin perfekt të Calhanoglus.

Gjithsesi për të arritur ta transferojnë francezin në San Siro, Milan duhet ta mposhtë konkurrencën e rivalit lokal Inter si dhe të ekipeve angleze si Arsenal, Everton e West Ham United.

Fekir ka kontratë me Betisin deri në verën e vitit 2023, derisa vlera e tij sillet rreth 25 milionë euro. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here