Allegri tek gjiganti i Serie A, përjashtohet opsioni Juventus!

Massimiliano Allegri ka qenë një emër që deri më tani ishte i kërkuar vetëm nga skuadra e Juventusit mirëpo tashmë duket se gjërat kanë marrë një kahje tjetër.

Interesimi për teknikun italian po vazhdon të rritet dhe tashmë opsioni për të marrë detyrën tek Zonja e Vjetër ka rënë plotësisht.

Tashmë për shërbimet e tij në garë ka hyrë Interi që po mendon seriozisht emrin e tij për stolin Neroazzur.

Gazetari Giordano Mischi ka shkruar që Real Madrid dhe Juventus ishin të interesuara për të mirëpo keni kujdes nga Interi e cila është pranë të ndahet me Antonio Conten.

Vitin e kaluar ai ishte pranë marrjes së detyrës tek zikaltërit dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me Marottan rritin shumë mundësitë për të marrë këtë post këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here