Skuadra e Interit po përballet me një krizë të thellë financiare mirëpo një gjë e tillë nuk po e ndalë skuadrën e Antonio Contes që të kërkojë emra të rinj në merkato.
Skuadra e Barcelonës bëri të ditur që nuk do të transferojë mesfushorin holandez të Liverpool, Giorginio Wijnaldum.
Me këtë lajm i hapet rruga Neroazzurëve për të transferuar yllin e The Reds i cili do largohet nga Anfield gjatë kësaj vere.
Çmimi i tij sillet diku rreth 30 milionë euro dhe një shifër e tillë nuk duket të jetë problem për Interin e cila pritet të largojë disa futbollistë nga mesfusha dhe në njëfarë mënyrë do krijohet një fond për merkato.