Dritë e gjelbërt nga Arsenal, Willian tek gjiganti i Serie A!

Arsenal është shprehur e gatshme që të dëgjojë ofertat për Willian.

Braziliani pritet që të largohet përfundimisht nga Londra këtë verë dhe interesim për të ka edhe nga Amerika.

32 vjeçari është i zhgënjyer sesi kanë rrjedhur gjërat tek Arsenal dhe tashmë është në kërkim të një aventure të re me ndonjë skuadër tjetër.

Ai më herët ka qenë nën vëzhgimin e skuadrës së Juventusit dhe tashmë nuk përjashtohet mundësia që Zonja e Vjetër të marrë ndonjë hap konkret për transferimin e tij.

Topçinjtë nga ana tjetër janë duke pritur vetëm ofertën e duhur për ta lënë Willian që të largohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here