Borussia Dortmund ka identifikuar mesfushorin e skuadrës së Lille, Jonathan Ikone si një objektiv të rëndësishëm të kësaj vere, raporton France Football.
Skuadra gjermane po përgatitë një ofertë prej 25 milionë eurosh për 23 vjeçarin për të bindur francezët që të heqin dorë nga shërbimet e tij.
Ikone po shihet si një zëvëndësues i mundshëm për Jadon Sanchon i cili këtë verë pritet të largohet në drejtim të Premier League.