Gati përforcimi nga Premier League: Mourinho transferon yllin portugez te Roma

Jose Mourinho dëshiron transferimin e bashkëkombasit të tij te Roma.

Special One, sezonin e ardhshëm do të jetë trajner i Giallorosëve dhe 58-vjeçari ka filluar të punojë për përforcimet e merkatos së verës.

E përditshmja italiane La Repubblica, raporton se Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e Rui Patricios nga Wolverhampton.

Portieri 33-vjeçar pëlqehet nga Mourinho, ndërsa konrata me Wolves i skadon sezonin e ardhshëm dhe është i gatshëm që karrierën ta vazhdoj në Serie A.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa Roma do të paguaj 10 milionë euro për kartonin e portugezit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here