Ardhja e Jose Mourinhos në krye të stolit të Romës padyshim që ka prishur balancat e Serie A pasi tashmë edhe Giallorossët kanë hyrë fuqishëm në merkaton e kësaj vere.
Tashmë portugezi ja ka mësyer Milanit për ti befasuar në merkato pasi Special One po kërkon transferimin e yllit të kuqezinjëve.
Bëhet fjalë për Diogo Dalot i cili në fakt është nën pronësinë e Manchester United mirëpo skuadra e Piolit ka shprehur dëshirën për të blerë përfundimisht shërbimet e tij.
Milan ka refuzuar të paguajë 20 milionë euro për të dhe tashmë është mësuar që ai do rikthehet tek Manchester United mirëpo në lojë ka hyrë Mourinho i cili është i gatshëm që ta ofrojë një shumë të tillë për të.