Barcelona ka hequr dorë nga Wijnaldum!

Barcelona nuk është më duke e menduar opsionin e transferimit të Giorginio Wijnaldum.

Mesfushori holandez që nga vera e kaluar po përmendet që mund të transferohet tek skuadra e Barcelonës për shkak të preferencave të trajnerit Ronald Koeman.

Mirëpo dyshja holandeze nuk do arrijë ribashkimin për shkak se Barcelona nuk e ka më prioritet transferimin e tij.

Ilax Moriba është një talent që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të klubit dhe zhvillimi i tij ka bërë që holandezi mos të mendohet njëherë për tu transferuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here