Inter është e gatshme për të shitur mesfushorin e saj Lucien Agoume, siç raporton Tuttosport dhe Bayern Munich është shprehur e gatshme për të transferuar 19 vjeçarin.
Neroazzurët kanë nevojë të bëjnë disa shitje për të balancuar financat e skuadrës dhe talenti pritet të jetë njëri ndër largimet e para.
Talenti i lindur në Kamerun është një emër shumë premtues i cili qysh prej tani ka arritur një vlerë prej 15 milionë eurosh.