E bujshme: David Luiz transferohet në Serie A!

Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz në fund të sezonit do të largohet nga Emirates.

David Luiz nuk do ta rinovojë kontratën me Arsenalin, raportojnë mediat angleze, ndërsa destinacioni i ri i brazilianit do të jetë Italia.

Mbrojtësi brazilian ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar dy gola, ndërsa interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Lazio.

Lacialët e shohin 34-vjeçarin si një përforcim ideal për vijën e mbrojtjes me parametra zero dhe kanë filluar bisedimet me përfaqësuesit e brazilianit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here