Inter dhe Milan do të përplasen përsëri por kësaj rradhe beteja mes tyre është zhvendosur në merkato.
Skuadra e Contes duket më e vendosur që të dalë triumfuese në këtë garë pasi këta të fundit po kërkojnë të gjejnë një zëvëndësues për Alexis Sanchez.
Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës belge të Anderlecht, Paul Mukairu.
Çmimi për talentin e lindur në vitin 2000 është relativisht i ulët pasi ai mund të vijë në Milano për një shifër prej 7.5 milionë eurosh.
Marotta ka zhvilluar një takim me presidentin Zhang dhe është arritur marrëveshja për të filluar negociatat për blerjen sa më të shpejtë të tij.