Problemi i portës, Mourinho ‘parakalon’ Milanin!

Milan problemin më të madh këtë verë do ta ketë sigurimin e një portieri të ri pasi Gianluigi Donnarumma duket me një këmbë jashtë San Siros.

Mirëpo ky nuk është i vetmi problem për Rossonerët pasi tani edhe Jose Mourinho duket se do ti hyjë në rrugë kuqezinjëve sa i përket një objektivi të kësaj skuadre.

Siç raporton Corriere dello Sport, Mike Maignan është emri që po kërkohet edhe nga Giallorossët të cilët këtë verë do jenë në pozitë më të mirë financiare sesa Milani.

26 vjeçari i Lille duket shumë pranë Serie A mirëpo Roma nuk e ka ndërmend ta humbasë këtë mundësi për blerjen e shërbimeve të tij.

Milan tashmë po shpreson për ndonjë mrekulli të ditëve të fundit me një rinovim të mundshëm me Gigin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here