Pa kualifikimin në Champions League, Juventusin është duke e pritur një verë shumë e vështirë.
Kjo pasi shumë yje të skuadrës mund të largohen në qoftë se Zonja e Vjetër do dështojë të sigurojë një vend në garën më presigjioze në Europë.
Real Madrid është skuadra e cila po kërkon të shfrytëzojë më së shumti këtë moment të vështirë të Biankonerëve.
Florentino Perez po bëhet gati për një goditje të dyfishtë, ku synon blerjen e Paulo Dybalas dhe Matthijs De Ligt.
Argjentinasi ka një kontratë që skadon në 2022 dhe Los Blancos mund ta transferojnë atë për një shumë prej 40 milionë eurosh.
Ndërkohë që për De Ligt gjërat qëndrojnë ndryshe pasi kontrata e tij është ambicioze dhe Mino Raiola për largimin e tij kërkon një shifër prej 80 milionë eurosh.
Madrilenët duken të detyruar për të ndërhyrë në mbrojtje pasi Sergio Ramos dhe Raphael Varane mund të largohen këtë verë.