Lamtumirë Conte, Inter gjen zëvëndësuesin e tij në Serie A!

Në një sezon që Inter u shpallë kampion gjërat dukej që po shkonin shumë mirë por tashmë problemet e vërteta po dalin në shesh.

Me një krizë të madhe ekonomike kryesia e klubit e ka të pamundur të garantojë vazhdimin e projektit që kishin nisur me Conten.

Tani trajneri italian është shumë pranë largimit nga Neroazzurët dhe drejtuesit e skuadrës duket se qysh tani kanë gjetur emrin që do zërë vendin e tij.

Ausilio raportohet që të ketë biseduar me presidentin Zhang që pas largimit të Contes në krye të skuadrës të vijë Simone Inzaghi.

Me një kontratë që i skadon në këtë qershor Inzaghi vështirë se do të rinovojë më me Lazion.

Inter po kërkon ta shfrytëzojë më së mirë këtë ngecje në negociata dhe javëve të ardhshme gjithçka mund të finalizohet me sukses.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here