E bujshme: Milan transferon yllin e Chelsea

Paolo Maldini ka gati goditjen e parë për merkaton e verës!

Milan të dielën do të përballet me Atalantën, ndeshje kjo e cila do të jetë vendimtare për kualifikimin e Rosonerëve në Champions League.

Paolo Maldini ka filluar të punojë për merkaton e verës dhe sipas raportimeve të fundit Milan është hedhur në sulm për transferimin e Olivier Giroud nga Chelsea.

Francezit i skadon kontrata me Blutë e Londrës në fund të sezonit dhe Rosonerët synojnë ta rrëmbejnë atë para rivalëve të tyre.

Giroud është i gatshëm ta vesh fanellën e Milanit nëse Rosonerët kualifikohen në Champions.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here