Inter apo Juventus: Ja vendimi i Fiorentinës për Milenkovic!

Nikola Milenkovic është padyshim mbrojtësi më i kërkuar në Serie A vitin e fundit dhe tashmë në vend të Milanit në garë ka hyrë Juventusi e cila do garojë me Interin.

Edhe skuadra e Piolit është e interesuar për të mirëpo 40 milionë euro duken të tepërta për tu ofruar për të.

Favoriti kryesorë mbetet Interi e cila këtë verë mund të ndahet me njërin nga qendër-mbrojtësit e saj, Bastoni ose Skriniar, gjë që do i krijonte mundësinë Neroazzurëve për trasferimin e tij.

Nga ana tjetër Juventus nuk e ka aq për ngut transferimin e një mbrojtësi për shkak që De Ligt premton garanci në këtë repart.

Fiorentina ka treguar gatishmëri vetëm për një gjë, ta shesë serbin tek skuadra e cila do të ofrojë më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here