Shkëmbim spektakolar në mes të Juventusit dhe Barcelonës!

Barcelona dhe Juventus këtë verë po përgatiten për një shkëmbim surprizues që askush nuk e kishte paramenduar.

Bëhet fjalë për Rodrigo Bentancur të Juves dhe Miralem Pjanic të Barcelonës i cili mund të rikthehet përsëri tek Zonja e Vjetër pas një sezoni zhgënjyer në Camp Nou.

Mundo Deportivo dëshironte që të sqaronte një herë e mirë këto zëra dhe ka konfirmuar interesimin e katalanasve për shërbimet e uruguajanit.

Agjenti i Bentancur, Daniel Bolotnicoff raportoi që Barcelona është e interesuar për një lëvizje të tillë por deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje zyrtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here