Goditje ‘vrastare’ e Allegrit, kërkon yllin e Juves për 60 milionë euro!

Massimiliano Allegri është emri ndoshta më i përfolur për të marrë drejtimin e skuadrës së Juventusit pas përfundimit të këtij sezoni.

Por situata ka ndryshuar plotësisht për shkak se tekniku italian tani po kërkohet nga Real Madrid dhe marrja e kësaj detyre duket shumë pranë të ndodhë.

Siç raporton todofichajes.com, Allegri i ka kërkuar drejtuesve madrilenë që në Santiago Bernabeu të sjellin yllin e Zonjës së Vjetër, Paulo Dybala për një shifër prej 60 milionë eurosh.

Situata e turbullt që po kalon argjentinasi tek skuadra nga Torino dhe një kontratë që skadon në 2022 i jep shumë shpresë madrilenëve për ta çuar deri në fund këtë mision.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here