Marrëveshja është arritur: Cristiano Ronaldo ka skuadër të re

Marrëveshja është arritur, Ronaldo largohet nga Zonja e Vjetër.

Për Cristiano Ronaldon ky do të jetë sezoni i fundit si futbollist i Juventusit edhe nëse Biankonerët kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo ka shënuar 36 gola për Zonjën e Vjetër këtë sezon, mirëpo kjo nuk ka mjaftuar që Biankonerët ta fitojnë Scudetton.

Portali i njohur spanjoll Todo Fichajes, raporton se Ronaldo ka arritur marrëveshje me Manchester United dhe se në verë do të rikthehet në Old Trafford.

Për kartonin e Ronaldos, United do të paguaj 50 milionë euro dhe përveç parave të arkëtuara nga shitja e tij, Biankonerët do të lirohen edhe nga paga e lartë prej 30 milionë eurove.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here