Napoli po synon ‘pastrimin’ këtë verë!

Napoli po planifikon që gjatë kësaj vere të bëj disa largime të futbollistëve nga skuadra, raporton Gazzetta dello Sport.

Kalidou Koulibaly dhe Fabian Ruiz pritet të shiten këtë merkato, Elseid Hysaj dhe Nikola Maksimovic do të largohet me parametra 0 ndërkohë që Tiemoue Bakayoko do të rikthehet tek Chelsea pas një sezoni huazim.

Mirëpo kjo gjë nuk mbaron vetëm me futbollistët për shkak se edhe trajneri Gennaro Gattuso pritet të lërë skuadrën pas përfundimit të këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here