Super shkëmbim: Filip Kostic në Serie A!

Filip Kostic te gjiganti italian!

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Filip Kostic ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit dhe Interit falë paraqitjeve të mira këtë sezon.

Kostic ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar katër gola, ndërsa Conte e ka piketuar atë si zëvendësuesin ideal të Perisic.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit në garë për Kostic është përfshirë edhe Juventus dhe Biankonerët kanë gati ofertën joshëse për Frankfurtin.

Zonja e Vjetër është e gatshme tia ofrojë Frankfurtit kartonin e Merih Demiral në këmbim të Kostic.

Calcio Mercato, shkruan se bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe se marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here