Dybala jo më i rëndësishëm: Ish ylli i Interit tek Zonja e Vjetër!

Paulo Dybala këtë verë ka shumë mundësi që do të largohet nga Juventusi për shkak që deri më tani nuk kanë arritur të nënshkruajnë një kontratë të re.

Kërkesa e tij për një pagë më të lartë është e papërballueshme për Zonjën e Vjetër dhe për këtë shkak këta të fundit kanë kthyer sytë kah merkato për të gjetur një emër tjetër.

Agnelli tashmë ka gjetur pasuesin e tij dhe bëhet fjalë për Coutinhon e Barcelonës.

Katalanasit po kërkojnë shitjen e tij këtë verë dhe një marrëveshje duket shumë lehtë e arritshme mes dy palëve.

Ish ylli i Interit pritet që këtë verë të zbarkojë në Torino në një marrëveshje që pritet të kapë shifrën e 50 milionë eurove mirëpo ai do pranojë një pagë shumë më të ulët sesa argjentinasi.

Kjo gjë i përshtatet shumë Zonjës së Vjetër e cila pritet që shumë shpejtë të fillojë negociatat me katalanasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here