E bujshme: Ruben Neves te gjiganti italian për 30 milionë euro

Mesfushori portugez drejt transferimit në Serie A.

Mesfushori i Wolves Ruben Neves, synon largimin nga Molineux Stadium këtë verë.

Portugezi ka luajtur 40 ndeshje këtë sezon me Wolves, ka realizuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.

24-vjeçari dëshiron sfida të reja dhe Jose Mourinho është i gatshëm ta transferojë atë në Olimpico.

Don Balon, shkruan se Special One e sheh Nevesin si një përforcim ideal për Giallorosët dhe ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e portugezit.

Për të siguruar shërbimet e Neves, Roma ka përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here