Marrëveshja është arritur: Andrea Belotti ka skuadër të re

Andrea Belotti pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Sulmuesi italian prej vitesh shkëlqen me Torinon, por tani është i vendosur të largohet për një aventurë të re.

Belotti ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 7 asistime këtë sezon në Serie A, ndërsa mediat italiane raportojnë se 27-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me Romën.

27-vjeçari është pajtuar për një kontratë katër vjeçare me Giallorosët nga e cila do të fitojë 3,5 milionë euro në sezon.

Tani iu mbetet dy klubeve, Romës dhe Torinos të gjejnë gjuhë të përbashkët për çmimin e transferimit të Belottit në kryeqytetin italian.

Për transferimin e Belottit Giallorosët pritet të paguajnë 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here