Special One për shopping te Interi.
Jose Mourinho ka filluar me punë te Roma dhe strategu portugez ka piketuar disa përforcime për sezonin e ardhshëm.
Calcio Mercato, raporton se Mourinho ka piketuar një futbollist te ish-klubi i tij Inter.
Special One dëshiron transferimin e Ivan Perisic te Roma. Sulmuesi kroat nuk bën pjesë në planet e Contes dhe do të largohet nga Meazza gjatë kësaj vere.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa për kartonin e Perisic Roma do të paguaj 8 milionë euro.
Perisic ka luajtur 42 ndeshje këtë sezon, ka realizuar pesë gola dhe ka bërë pesë asistime.