Një emër surprizë: Trajneri që ka fituar tre finale Europiane merr drejtimin e Juventusit

Andrea Pirlo bën gati valixhet, Juventus ka gjetur trajnerin e ri.

Andrea Pirlo do të largohet nga Juventusi edhe përkundër kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Ditët e fundit është raportuar se Agnelli është në kërkim të trajnerit të ri dhe disa trajnerë të njohur kanë qenë të lidhur me Zonjën e Vjetër.

Sot mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm surprizë, duke raportuar se emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit është Unai Emery.

Unai Emery po bën një punë të shkëlqyeshme te Villarreali duke e drejtuar skuadrën spanjolle drejt finales në Europa League.

Mbetet ta shohim nëse strategu spanjoll do të ulet në stolin e Zonjës së Vjetër.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here