‘Çmendet’ Juve, 50 milionë euro pagë për blerjen e re!

Juventusi nuk e ka ndërmend që të kursejë financat e saj në merkaton e kësaj vere.

Kjo pasi priten shumë largime që do të mbushin arkat e Zonjës së Vjetër që do i lejojë ndërhyrje të rëndësishme në merkato.

Gianluigi Buffon tashmë dihet që do largohet mirëpo Biankonerët po bëjnë gati edhe largimin për Wojciech Szczesny i cili ka një pagë prej 7 milionë eurosh me një kontratë deri në 2024.

Nga ana tjetër Mino Raiola është duke negociuar transferimin e Donnarummas tek Zonja e Vjetër pasi ardhja e portierit të ri tek Milan, Mike Magnan ka përçuar një mesazh të fortë për të ardhmen e 22 vjeçarit.

Agjenti italian është duke kërkuar një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon për gardianin e kombëtares italiane me një kontratë 5 vjeçare.

Kjo ofertë tashmë pritet të pranohet edhe nga Agnelli i cili duket i vendosur për të transferuar yllin e kuqezinjëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here