Lajm bombastik: Reali huazon Hazardin te gjiganti italian

Bombë nga Italia, Eden Hazard te gjiganti italian, nuk është Juventus.

Eden Hazard pritet të largohet nga Reali këtë verë pas aventurës së dështuar te Reali.

Reali shpenzoi 115 milionë euro për transferimin e belgut, mirëpo 30-vjeçari ka realizuar vetëm gjashtë gola në 54 ndeshje me Los Blancos.

Megjithatë Perez nuk dëshiron të heq dorë nga Hazard dhe Mbretërit janë të gatshëm ta huazojnë atë.

Portali italian Calcio Mercato, raporton se Roma është në pole-position për huazimin e Hazard dhe se bisedimet mes klubeve kanë filluar.

Mourinho dëshiron ribashkimin me Hazard, ndërsa ky i fundit ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar në Olimpico.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here