Lamtumirë Juventus, Barcelona nis sulmin për transferimin e De Ligt

Kthim në të kaluarën për mbrojtësin e Juves Matthijs de Ligt.

Dhe saktësisht dy vera më parë. Hollandezi, siç raportohet nga programi “Onze” i “Esport3”, nuk ndihet mirë në Torino dhe do të ishte gati të zbarkonte në Spanjë, në “Camp Nou”.

Ish-lojtari i Ajax ishte emri i nxehtë i tregut të transferimeve në verën e vitit 2019. I kërkuar me ngulm nga Barcelona dhe Juve, ai përfundimisht zgjodhi bardhezinjtë. Blaugrana-t, konkretisht presidenti Bartomeu, u përpoqën ta bindin atë deri në minutën e fundit, por lojtari dhe agjenti i tij, i fuqishmi Mino Raiola, zgjodhën “Zonjën e Vjetër”.

Pavarësisht mbërritjes te Juve, katalanasit nuk u dorëzuan kurrë, aq sa para se të përfundonin shkëmbimin Arthur-Pjanic, do të kërkonin De Ligt si homolog në vend të mesfushorit boshnjak.

Në fund, holandezi mbeti në Torino, duke fituar Superkupën e Italisë, Kupën e Italisë dhe duke e konfirmuar veten si një nga shtyllat e formacionit të Pirlos në garën drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi e mbylli sezonin me 36 paraqitje dhe një gol (ai kundër Parmës), por sipas burimeve spanjolle, aventura e tij me Juventusin mund të marrë fund.

Duke marrë parasysh që europianët e mëdhenj janë të detyruar të bëjnë shkëmbime të reja, nuk përjashtohet që emri i De Ligt të dalë përsëri në skenë. Përveç kësaj, Mino Raiola, i cili nuk kishte një marrëdhënie të mirë me Bartomeu, president i Barçës më 2019, përkundrazi ka raporte të shkëlqyera me Laporta, numri aktual i katalanasve, siç dëshmohet nga udhëtimi i tij për të folur mbi Earling Haaland.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here