Çështja e stolit të Juventusit është një problem që ka javë që po preokupon drejtuesit e skuadrës mirëpo edhe fansat bardhezi.
Andrea Pirlo mezi që arriti të kualifikojë Zonjën e Vjetër në Champions League dhe ky fakt pritet ti kushtojë shtrenjtë teknikut italian i cili vështirë se do të sigurojë edhe një vit në stolin e kësaj skuadre.
Emri i fundit që ka hyrë në listën e zëvëndësuesit potencial është ai i Luciano Spalletit.
Ish trajneri i Interit dhe Romës ka hyrë i fundit në këtë listë mirëpo nuk do të ishte aspak surprizë nëse ky i fundit do të marrë drejtimin e skuadrës më të madhe në Apenine.