Daniele Podence tek gjiganti i Serie A!

Sulmuesi anësor i skuadrës së Wolves, Daniele Podence ka gjasa që këtë verë mund të transferohet tek njëra nga skuadrat më të mëdha në Itali.

Calcio Mercato raporton që Jose Mourinho është shumë i interesuar për të sjellë 25 vjeçarin në Olimpico, interesim ky që ishte ekzistent edhe gjatë kohës që ishte tek Tottenham.

Podence ka edhe 3 vite kontratë të mbetura me Wolves dhe këtë sezon nuk arriti të zhvillonte shumë ndeshje për shkak të dëmtimeve të shpeshta që pësoi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here