Menjëherë pas shkarkimit të Gennaro Gattusos për shkak të dështimit për tu kualifikuar në Champions League, skuadra e Napolit duket se ka gati emrin që do të marrë detyrën e ish yllit të kombëtares italiane.
Bëhet fjalë për Luciano Spallettin i cili po cilësohet nga presidenti Aurelio De Laurentiis si emri më solid për të marrë një përgjegjësi të tillë.
Ditë më parë u lakua edhe emri i Massimiliano Allegri mirëpo tekniku italian raportohet që nuk do ta pranojë një ofertë të tillë pasi po kërkon një skuadër më të madhe për të punuar.