Milan gjen pasuesin e Calhanoglus brenda Serie A-së!

Hakan Calhanoglu duket se nuk e ka më rëndësinë e madhe që kishte tek Milan disa muaj më parë.

Kjo për faktin që tashmë drejtuesin e Rossonerëve kanë gati emrin për ta zëvëndësuar atë në rast të largimit këtë verë.

Corriere dello Sport raporton që kuqezinjtë i kanë vënë syrin mesfushorit ofenziv të skuadrës së Sassuolos, Filip Djuricic.

Serbi ka një kontratë me skuadrën italiane që skadon në vitin 2022 dhe këta të fundit janë të gatshëm për shitjen e tij këtë verë për të mos e humbur me parametra 0 verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here