Sulmuesi i Paris Saint Germain, Mauro Icardi po kërkohet nga 3 skuadrat e mëdha italiane, siç raporton Calcio Mercato.
Juventus, AC Milan dhe Roma janë të interesuara për të siguruar shërbimet e 28 vjeçarit i cili mund të jetë i volitshëm për secilën skuadër që është në gjendje të ofrojë 40 milionë euro për të.
Icardi, i cili para transferimit tek PSG ishte pjesë e Interit këtë sezon ka qenë i penalizuar nga dëmtimet e shpesha ku ka zhvilluar vetëm 20 ndeshje në Ligue 1.