Rosonerët kanë siguruar përforcimin e dytë për sezonin e ardhshëm.
Te Milan kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Maldini sot ka konfirmuar largimin e Donnarummas, ndërsa vendin e italianit do ta zërë Maignan.
Calcio Mercato, raporton se Milan ka siguruar sot goditjen e dytë për merkaton e verës.
Rosonerët kanë arritur marrëveshje me Olivier Giroud. Sulmuesi francez do të firmos kontratë dy vjeçare me pagë rreth 4 milionë euro në sezon.
Giroud do të transferohet në San Siro me parametra zero, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet javën e ardhshme.