Ka javë që po përflitet për një rikthim të Massimiliano Allegrit në Serie A dhe këto zëra duket se do të rezultojnë të vërtetë.
Një gjë të e tillë e pohoi sot gazetari i mirënjohur Romeo Agresi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ku shkroi:”Allegri torna alla Juve”, që në shqip nënkupton Allegri i bashkohet Juventusit.
Shkarkimi i Andrea Pirlos pritet që të ndodhë shumë shpejt pas një sezoni që lë për të dëshiruar ku mezi arriti ta kualifikojë skuadrën në Champions League.
Ende nuk dihen detajet e marrëveshjes së re dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të publikohen të gjitha të dhënat.