Marrëveshja është arritur, Milan siguron përforcimin tjetër!

Skuadra e AC Milan ka filluar vrullshëm merkaton e verës dhe tashmë pas transferimit të Mike Maignan një tjetër emër është shumë pranë për të zbarkuar në San Siro.

Bëhet fjalë për Olivier Giroud me të cilin drejtuesit e skuadrës rossonere kanë arritur një marrëveshje dhe tashmë është duke munguar vetëm zyrtarizimi i këtij dakordimi mes palëve.

Bëhet fjalë për një kontratë 2 vjeçare ku sulmuesi do të marrë një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon dhe tashmë vetëm disa detaje të vogla kanë mbetur për tu përmbushur.

Marrëveshja pritet që të zyrtarizohet pas përfundimit të finales së Champions League mes Chelseas dhe Manchester City.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here