Jerome Boateng është larguar nga skuadra e Bayern Munich si futbollist i lirë.
Qendërmbrojtësi gjerman zhvilloi plot 10 sezone tek skuadra bavareze dhe në fund u largua për shkak se nuk bënte më pjesë në planet e skuadrës gjermane.
32 vjeçari tashmë duket se është gati për aventurën e re por kësaj rradhe jashtë Gjermanisë.
Mediat italiane raportojnë që skuadra e Romës tashmë ka filluar negociatat për ta transferuar atë në kryeqytetin italian.
Boateng deklaroi që është shumë i kënaqur nga interesimi i Jose Mourinhos dhe e faleminderova që po mundohet ta transferojë atë në Romë.
Tashmë kur nuk ka ndonjë pengesë nga një skuadër tjetër, Boateng duket me një këmbë në Olimpico.