Conte menjëherë me mision të ri: Gjiganti europian kërkon atë!

Antonio Conte dhe Inter i ndanë rrugët ditë më parë mirëpo për teknikun italian kjo duket se nuk shkaktoi ndonjë dëm pasi menjëherë interesimi për të nuk të ndalur.

Tashmë për shërbimet e tij interesim ka shfaqur skuadra e Real Madrid e cila gjithashtu ndërpreu bashkëpunimin me Zinedine Zidane dy ditë më parë.

Mirëpo Conte nuk do ‘lërë rehat’ Neroazzurët për shkak se nëse vjen në krye të madrilenëve do të kërkojë transferimin e Romelu Lukakut i cili do të jetë pasuesi i Karim Benzema.

Francezi mund të transferohet tek PSG gjë që do i hapte rrugët Contes për të filluar sulmin në merkato dhe Inter mund ta shesë atë për një shifër prej afro 75 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here